Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 20 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.
Brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2,380 gjoba trafiku. Po ashtu, policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje.




