Fitore Pacolli, së bashku me këshilltarin Milazim Salijaj, u shpërblyen nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu, për kontributin në mbrojtjen e pronës së Fakultetit Teknik.
Pacolli ka denoncuar tjetërsimin e kundërligjshëm të një sipërfaqeje prej 68 ari, duke siguruar raportin që shërbeu si bazë për hetimet e Prokurorisë.
Ajo thekson se puna e nisur në Kuvend tani është vlerësuar nga Universiteti dhe do të vazhdojë të mbrojë çdo metër të pronës universitare.




