E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, zhvilloi një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku u diskutuan përpjekjet për një sistem shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
Në fokus të bisedimeve ishte gjithashtu zgjerimi i bashkëpunimit që mundëson inovacion, investime dhe qasje më të mirë në produkte cilësore shëndetësore.




