Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njofton për përpjekje të reja për të përmirësuar sigurinë në shkollat e kryeqytetit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, prezantoi raportin e inspektimeve të mbi 60 objekteve shkollore, ku u identifikuan probleme në sigurinë fizike dhe infrastrukturë.
Kryeqyteti do të ndërhyjë drejtpërdrejt për zgjidhjen e këtyre sfidave dhe do të kërkojë përgjegjësi nga menaxhmentet e shkollave.
Inspektimet do të kryhen çdo gjashtë muaj, ndërsa siguria fizike, mendore dhe emocionale e nxënësve dhe stafit mbetet prioritet i panegociueshëm.




