Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar partitë opozitare lidhur me qasjen e tyre për zgjedhjen e Presidentit.
Në një reagim publik, ai ka thënë se opozita po gabon duke menduar se përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti mund të sigurojë mbështetjen për postin e Presidentit.
Sipas Ramadanit, partitë jopushtetare nuk kanë propozuar një kandidat të përbashkët, ndonëse kanë mundësi ta bëjnë këtë, ndërsa presin votat e Lëvizja Vetëvendosje për ta zgjedhur Presidentin.
Ai shtoi se nëse palët nuk mbështesin kandidatët e njëra-tjetrës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.




