Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar rifillimin e gërmimeve vlerësuese në Rahovec, në lokacionin e njohur si “Përzhina”.
Gjatë punimeve të mëparshme ishin zhvarrosur mbetje të dy individëve, ndërsa sot janë gjetur mbetje të tjera mortore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Procesi po zhvillohet në koordinim me Policinë dhe organet e drejtësisë, me qëllim ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.




