Është shkarkuar ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi. Ai tha se nuk ka pasur asnjë njoftim apo konsultim paraprak, ndonëse ishte kandidati me më së shumti pikë në procesin e rekrutimit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi e cilësoi vendimin të papritur dhe kërkoi qasje në dokumentacionin e mbledhjes së Kryesisë. IKD shprehu shqetësim për kohën e shkarkimit, pasi sot pritet seanca për zgjedhjen e Presidentit, ku roli i Sekretarit është kyç në procedurën e votimit.




