Rigoni, e njohur edhe si “Lumturia e Malit”, është një bimë e përdorur gjerësisht në kuzhinë, por ajo mund të sjellë përfitime edhe për shëndetin dhe bukurinë e jashtme. Për flokë dhe thonjë më të fortë, rigoni ka veti antibakteriale dhe mund të ndihmojë në largimin e infeksioneve dhe problemet e skalpit.
Për thonjtë e infektuar:
Përzieni gjysmë gote kripë të trashë dhe një filxhan kafe sodë buke në ujë të vakët dhe zhysni duart ose këmbët për 20-30 minuta. Më pas thajini dhe lyeni zonën me pak vaj rigoni 3 herë në ditë.
Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë:
Masazhoni skalpin me 2-3 pika vaj rigoni, mund të shtoni edhe vaj bajamesh, kokosi ose ulliri. Lëreni të veprojë 45 minuta dhe më pas shpëlani me shampo. Alternativisht, mund të shtoni vajin e rigonit direkt në shampon tuaj.
Për flokë të butë:
Përzieni 1-2 lugë gjelle rigon të thatë me 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje në ujë të ngrohtë. Lëreni të ftohet, hidheni në shishe spruc dhe spërkatni flokët pas dushit. Trajtimi ruhet në frigorifer deri 1 javë.
Këto metoda natyrale e bëjnë rigonin një aleat të fuqishëm për flokë dhe thonjë të shëndetshëm dhe të bukur.




