Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar deklaratën e ish-drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, duke e cilësuar atë si kërcënuese ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sveçla tha se krahasimet me modelin e Mossad-it dhe deklarimet e tilla përbëjnë normalizim të gjuhës së operacioneve sekrete dhe destabilizim të rajonit. Ai përmendi edhe lidhjet e Vulinit me Rusinë dhe presidentin serb Aleksandar Vučić, si dhe faktin që ndaj tij ka sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Sveçlës, institucionet e Kosovës janë të gatshme të përballen me çdo kërcënim dhe nuk do të lejojnë cenimin e sovranitetit të vendit.




