Arian Tahiri ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar realitetin demokratik të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
Ai theksoi se, megjithëse PDK është angazhuar maksimalisht për të siguruar sa më shumë deputetë, partia është e gatshme të qëndrojë në opozitë dhe të ndërtojë alternativën për të ardhmen. Sipas Tahirit, grupi parlamentar i PDK-së përbëhet nga deputetë me përgatitje dhe potencial.




