Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 5 mars.
Kandidati duhet të sigurojë 80 vota në Kuvend, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sot, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur marrëveshje.
Në media është përmendur emri i Glauk Konjufca si kandidat i mundshëm, ndërsa është diskutuar edhe mundësia e një mandati të dytë për presidenten aktuale, Vjosa Osmani.
Ende nuk ka një propozim zyrtar apo konfirmim për mbështetje politike.//sinjali//




