Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është kompromentuar dhe se nuk sheh arsye për vazhdimin e takimeve për këtë çështje.
Ai tha se LDK-ja ka qenë e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje konsensuale, por shtoi se vendosja e një kandidati partiak e kthen procesin në garë politike dhe jo në përpjekje për unitet.
Abdixhiku paralajmëroi se nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi mund të shkojë në një cikël të ri zgjedhjesh.




