Bedri Hamza ka përkujtuar ngjarjet e marsit 1998 në Prekaz, duke theksuar se ato ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.
Sipas tij, qëndresa e Adem Jashari dhe familjes Jashari u bë simbol i kombit dhe sakrifica e tyre u kthye në liri për vendin.
Ai theksoi se më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz u mbrojt dinjiteti i popullit, duke nderuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.




