Bekim Jashari ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me familjen në Prekaz më 3 mars 1998, pak ditë pas ngjarjeve në Qirez dhe Likoshan.
Ai tregoi se gjatë bisedës kishte pyetur për gjendjen e armatimit, ndërsa familjarët kishin paralajmëruar se mund të përballeshin me një sulm të madh.
Sipas tij, ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz tronditën ndërgjegjen e botës dhe bashkuan popullin e Kosovës në rrugën drejt luftës çlirimtare.
Jashari theksoi se sakrifica e familjes dhe e dëshmorëve ishte çmimi i lirisë së Kosovës, duke nderuar kujtimin e Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.




