Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese, që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli, nuk u mbajt për shkak të mungesës së deputetëve.
Në sallë ishin vetëm 93 deputetë, numër i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancës. Në përfundim, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se në ora 22:00 do të thirret një tjetër seancë, pa dhënë detaje për rendin e ditës.




