Deputeti i LPRK, Erxhan Galushi, ka deklaruar se do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese që synojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit në Kosovë, duke mundësuar që kreu i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Ai tha se ka ardhur momenti për një hap të rëndësishëm demokratik, por theksoi se duhet të sigurohen votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, si pjesë e grupit multietnik, ata do t’i përkrahin amendamentet dhe do të dëshmojnë se komunitetet jo shumicë, jo serbe, mbeten faktor i rëndësishëm për funksionimin dhe zhbllokimin e institucioneve.




