Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij, situata aktuale është rezultat i mungesës së pjekurisë politike dhe përgjegjësisë institucionale. Gashi theksoi se Kushtetuta e Kosovës është e qartë dhe parashikon që në rast të moszgjedhjes së presidentit vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Ai gjithashtu kritikoi idetë për amendamente kushtetuese në këtë fazë, duke i cilësuar ato si manovra politike që, sipas tij, kërkojnë kohë dhe procedura të gjata, përfshirë edhe vlerësimin nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.




