Glauk Konjufca deklaroi se kandidatura e tij për president është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai u bëri thirrje partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të tregojnë nëse do ta mbështesin apo do të propozojnë një kandidat tjetër.
Sipas tij, është i gatshëm të mbështesë një emër tjetër nëse kjo shmang zgjedhjet.




