Kryetari i Partis Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është shumë e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me seriozitet, jo me nxitim.
Ai kritikoi mënyrën se si po trajtohen amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ato po rikthehen në diskutim pas rreth 15 vitesh dhe në fund të mandatit të propozueses, Vjosa Osmani.
Sipas Hamzës, deputetët janë thirrur në seancë herët në mëngjes, ndërsa materialet i kanë pranuar më vonë, gjë që sipas tij nuk mundëson një diskutim serioz për një çështje kaq të rëndësishme. Ai theksoi se PDK mbështet zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët, por kjo duhet të bëhet përmes një procesi të rregullt ligjor dhe me konsensus më të gjerë politik.




