Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për dekretimin e 15 gjyqtarëve me mandat fillestar në gjykatat themelore.
Vendimi u mor pas paraqitjes së raportit nga Komisioni për Emërimin dhe Rekrutimin e Gjyqtarëve. Lista e kandidatëve të propozuar i është dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë.
Sipas KGJK-së, ky veprim është ndërmarrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore për emërimin e gjyqtarëve në sistemin gjyqësor të vendit.




