Ka filluar mbledhja e Komisioni i Legjislacionit në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që parashikojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.
Kryesuesi i komisionit, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se amendamentet nuk mund të shqyrtohen sot, pasi rregullorja e komisionit kërkon që shqyrtimi të bëhet 7 ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai theksoi se Kushtetuta ka ndryshuar shumë që nga 2011 dhe se shmangia e afatit nuk do të kishte kuptim.




