Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetje për amendamentet kushtetuese që presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët./Sinjali/
Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që t’i votojnë këto amendamente, duke theksuar se ato do të forconin stabilitetin institucional dhe legjitimitetin demokratik të institucionit të presidentit. Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se mbështetja e tyre është në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.




