Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Takimi është mbajtur në Presidencë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje rreth temave që janë diskutuar. Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm politik në vend, në kohën kur po zhvillohen diskutime lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ndërkohë, nga Presidenca është bërë e ditur se presidentja Osmani pritet të mbajë edhe një konferencë për media gjatë pasdites, ndërsa orari i saktë i saj do të bëhet i ditur më vonë. Ende nuk dihet nëse kjo konferencë do të lidhet me zhvillimet e fundit politike apo me takimin me diplomaten amerikane.




