Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Në njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se Osmani theksoi rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje me Kushtetutën dhe ripotencoi se partneriteti me SHBA-në mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës.




