Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, rikujton sot epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe emrat e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që flijuan jetën për liri.
Në këtë datë të shënuar, ai kujton komandantin legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me familjen dha jetën për t’i dhënë fund armikut dhe për të çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.
“Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, shkruan Ramush Haradinaj.




