Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion tha se amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja për ndryshimin e Kushtetutës duhet të dërgohen në seancë, pavarësisht shqyrtimit nga komisioni.
Rrustemi theksoi se komisionet janë trupa ndihmëse dhe jo filtra të domosdoshëm, dhe nuk duhet të pengojnë vullnetin e 120 deputetëve për të vendosur në Kuvend.
Ai shtoi se roli i komisionit është të ndihmojë Kuvendin, por vendimi përfundimtar i takon deputetëve.




