Dy civilë janë plagosur pas një sulmi me dronë që dyshohet se është kryer nga Irani në Azerbajxhan, njoftoi Ministria e Jashtme e këtij vendi.
Sipas autoriteteve, një dron ka goditur ndërtesën e terminalit të aeroportit në Republikën Autonome të Nakhçivanit, ndërsa një tjetër ka rënë pranë një shkolle në fshatin Shakarabad.
Si pasojë e sulmit janë dëmtuar objekte në zonën e aeroportit dhe janë plagosur dy persona civilë.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëri të ditur se ambasadori iranian është thirrur për të dhënë sqarime dhe se ndaj tij do të paraqitet një protestë zyrtare.
Ndërkohë, Irani ka mohuar gjithashtu pretendimet e Turqisë se kishte shënjestruar territorin e saj, duke theksuar se respekton sovranitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s.




