Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar pushtetin për mungesë të thirrjes së seancës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka deklaruar se edhe pse kanë mbetur më pak se tetë orë kohë, ende nuk ka ftesë për seancë. Ymeri shtoi se nga e nesërmja vendimmarrja do të kalojë te instancat tjera dhe te vetë qytetarët e Kosovës, të cilët sipas saj po e shohin dhe po e paguajnë këtë situatë politike.




