Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot një konferencë për media në ora 17:00, pas mbledhjes së Këshillit të Brendshëm të partisë.
Në rendin e ditës janë diskutime mbi hapat e partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, përfshirë pezullimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet, listat zgjedhore, programin dhe organizimin e shtabit zgjedhor.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, theksoi se këto tema janë të rëndësishme për përgatitjen e partisë për procesin zgjedhor.
Ndërkaq, sot është zhvilluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive opozitare, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë.




