Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ai tha se pas vizitës në Prekaz dhe takimit me Rifat Jasharin, do të shkojë në takimin me presidenten Vjosa Osmanin në Prishtinë.
Abdixhiku shtoi se për qëndrimet politike do të deklarohet pas takimit, ndërsa nderoi përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.




