Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, që kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj tre të pandehurve të dyshuar për shpëlarje parash.
Vendimi i Apelit pranon ankesën e Prokurorisë dhe kthen çështjen për rivendosje, duke konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte dhënë arsyetim të mjaftueshëm për refuzimin e paraburgimit. Të pandehurit me inicialet E.A., A.K. dhe A.L. ishin liruar më 27 shkurt 2026, por sipas Apelit, vendimi për lirimin përmbante shkelje të procedurës penale dhe zbatimi i gabuar të dispozitave ligjore.
Apeli theksoi se duhet rivlerësuar nëse ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprës penale nga të pandehurit, sipas nenit 302 të Kodit Penal të Kosovës dhe ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.




