Njësitet e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim dhe i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.
Arrestimi është realizuar mbrëmë, pas veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë. Si rezultat i këtyre veprimeve është arrestuar personi me inicialet I.Q., 40 vjeç.
I njëjti ishte dënuar për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vitesh.




