Një moment i veçantë është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorët Selin dhe Gimbo realizuan një ceremoni martesore simbolike.
Të dy ecën drejt “altarit” brenda shtëpisë, në praninë e banorëve të tjerë, duke krijuar një atmosferë festive. Selin u shfaq me fustan të bardhë nusërie, ndërsa Gimbo në rolin e dhëndrit.
Gjatë ceremonisë ata shkëmbyen premtime me njëri-tjetrin, ndërsa rolin e celebruesit e mori banori Mateo. Festa vazhdoi më pas me muzikë dhe valle, duke sjellë një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni të spektaklit.




