Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa i ka uruar ditëlindjen babait të saj, Dukagjin Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të vjetra dhe aktuale së bashku me babain e saj, duke e shoqëruar postimin me një mbishkrim të shkurtër ku e quan atë “shoku më i mirë”.
Postimi i artistes është pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dërguar urime për ditëlindjen babait të saj.




