Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, pas dërgimit të një lënde për shqyrtim në këtë institucion. Përmes një shkrese zyrtare, gjykata ka njoftuar se është regjistruar kërkesa K.068/26, e paraqitur nga Haxhiu dhe 9 deputetë të Kuvendit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Deputetët e Kuvendit mund të dorëzojnë komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.




