Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për media para takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ndryshohen dhe partia e tij do t’i respektojë.
Ai theksoi se dekreti i Presidentes është i drejtë dhe se AAK-ja e pranon si të tillë, duke shtuar se tashmë procesi funksionon sipas Kushtetutës.
Duke komentuar kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, Haradinaj e cilësoi atë si “vazhdim të talljes me proceset dhe qytetarët”, duke theksuar se përpjekjet e kësaj partie për të bllokuar procesin nuk janë në interes të vendit.




