Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e përshkruar si një “shije të keqe”.
Haradinaj tha se mungesa e Vetëvendosjes dhe e partnerëve të saj qeverisës, si dhe e Listës Serbe, ishte e pakuptimtë. Ai gjithashtu tha se adresimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese përbën një tallje me proceset dhe shkel afatet e përcaktuara.
Sa i përket datave për zgjedhjet, Haradinaj tha se mund të merren parasysh 5, 12 dhe 19 prilli, por nuk përjashtoi mundësinë e një date tjetër, duke theksuar se vendimi final do të varet nga zhvillimet dhe respektimi i kompetencave kushtetuese.




