Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa u dhënë një vendim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas dekretit të Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti e konsideron dekretin e presidentes si jo kushtetues dhe bëri thirrje që situata të trajtohet me qetësi dhe durim, duke shtuar se qeveria po vazhdon të funksionojë normalisht.
Ai theksoi se zgjedhjet e përsëritura nuk do të ofronin ndryshime të mëdha dhe do të kushtonin rreth 10 milionë euro, duke e bërë procesin të panevojshëm dhe të shtrenjtë.
“Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit, nuk është çështja e 61 votave. Zgjedhjet e reja nuk do të jenë zgjidhje, por vazhdimësi e agjisë legjislative,” tha Kurti.
Ai shtoi se po presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 60 ditëve për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit.




