Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku ka nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Ai tha se vizitat në këtë vend nuk duhet të jenë vetëm formale, por një moment reflektimi për sakrificën e bërë për liri dhe për ndërtimin e shtetit.
Limaj theksoi se sjellja e përditshme ndaj shtetit duhet të pasqyrojë respektin ndaj gjakut të derdhur dhe sakrificës së dëshmorëve, duke shtuar se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitet 1998–1999 ka qenë një moment kyç në historinë e vendit.




