Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar përplasjet ndërmjet krerëve të institucioneve.
Ajo tha se Kosova po përballet me një paradoks politik, ku institucionet më të larta të shtetit, në vend që të jenë shembull i unitetit dhe përgjegjësisë, janë kthyer në arenë përplasjesh politike.
Sipas saj, përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti tregojnë se pushteti aktual po merret më shumë me rivalitete për ndikim sesa me problemet e qytetarëve.
Musliu theksoi se Kosova ka nevojë për lidership që bashkon dhe respekton institucionet, duke shtuar se udhëheqja e shtetit është përgjegjësi dhe jo pronë e askujt.




