Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy persona të tjerë, G.K. dhe A.D., lidhur me sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale lëndim i lehtë trupor, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është vendosur për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Palët e pakënaqura me vendimin kanë të drejtë ankese në Gjykaten e Apelit.




