Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot në orën 13:00 një takim me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Nga Presidenca është bërë e ditur se konsultimet vijnë pasi presidentja dekretoi shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues.
Pas takimit me partitë politike pritet të bëhet e ditur edhe data e zgjedhjeve.




