Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz, duke përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo u përkul me nderim para altarit të lirisë, komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, që i dha Kosovës sakrificën më të madhe.
Osmani theksoi se kjo sakrificë mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit dhe shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga Baca Rifat, simbol i qëndresës dhe dinjitetit të familjes Jashari.
Ajo shtoi se mesazhi nga Prekazi është i qartë: liria nuk është dhuratë, por amanet, dhe ky amanet do të jetojë përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve.




