Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është kundërkushtetues.
Sipas tij, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme mbi një bazë kushtetuese që, sipas interpretimit të tij, nuk ekziston. Sallahu theksoi se kriteret e përcaktuara në nenet 86 dhe 82 të Kushtetutës nuk janë përmbushur për të çuar vendin në zgjedhje.
Ai shtoi se Kuvendi duhet të vazhdojë punimet derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë një vendim për kërkesën që është dërguar lidhur me këtë çështje.




