UEFA ka vendosur një gjobë prej 15 mijë eurosh ndaj Real Madridit dhe ka urdhëruar një kufizim të pjesshëm të kapacitetit të tribunës pas portës, pas një incidenti me përmbajtje raciste në stadiumin Santiago Bernabéu.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së play-off-it të UEFA Champions League kundër Benficas, kur një tifoz u filmua duke bërë përshëndetje naziste.
Klubi reagoi menjëherë, identifikoi dhe përjashtoi tifozin nga stadiumi.
Real Madrid dënoi këtë sjellje, duke theksuar se është e papranueshme dhe nxit dhunë e urrejtje, si në sport ashtu edhe në shoqëri.
UEFA ka vendosur gjithashtu një mbyllje të pjesshme të tribunës së poshtme jugore për një vit, me një kufizim prej 500 vendeve.
Në një incident tjetër të lidhur me racizmin, në ndeshjen e parë në Lisbonë, Vinicius Junior u ofendua nga një lojtar i Benficas.//sinjali//




