Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar brenda një objekti që është ende në ndërtim.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexues, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Policia e Kosovës është kontaktuar për informacion zyrtar lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur përgjigje nga autoritetet. /sinjali\




