Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet shqiptare në shenjë nderimi për mësuesit dhe kontributin e tyre në arsim.
Kjo datë lidhet me themelimin e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, e hapur më 7 mars 1887. Që nga vitet 1960, kjo ditë është vendosur të festohet si një festë përkujtimore për arsimin dhe përpjekjet për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Shkolla kishte karakter kombëtar dhe laik, ku të gjitha mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Drejtues dhe figura të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare që kontribuuan në këtë institucion ishin Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi dhe Thoma Avrami.




