Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua më 6 mars 2026 pas një hetimi të detajuar dhe lokalizimit të të dyshuarit L.M.
Gjatë kontrollit të një automjeti, policia gjeti gjashtë paketime me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 8.1 gramë.
Më pas, gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit në F. Kosovë, janë sekuestruar 537.7 gramë substancë narkotike dhe para në shumën 295 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.
Rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorinë, ndërsa substancat dhe dëshmitë e tjera janë sekuestruar si prova në procesin penal.




