Pas eksperiencës në Big Brother VIP, jeta sentimentale e DJ PM (Pajtim Krasniqi) ka qenë shpesh në fokus të fansave, sidomos për shkak të lidhjes së tij me Sarën, e cila nisi brenda shtëpisë së reality show-t.
Kohët e fundit, mungesa e paraqitjeve të përbashkëta ka ngritur dyshime për statusin e tyre, por asnjëri nuk ka bërë një deklaratë të qartë për ndarje.
Në një intervistë në emisionin “Vibin’”, DJ PM tha se preferon që marrëdhëniet e tij të jenë 100% private, duke zgjedhur ta mbajë jetën personale larg vëmendjes së rrjeteve sociale.




