Java e 23-të në elitën e futbollit kosovar fillon sot me ndeshjen mes FC Drita dhe FC Prishtina e Re.
Takimi do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Skuadra e Dritës, kampione në fuqi, aktualisht ndan vendin e parë në tabelë me FC Ballkani, me nga 39 pikë secila.
Ndërkohë, Prishtina e Re gjendet në pozitën e nëntë në renditje, duke numëruar 22 pikë pas javëve të para të kampionatit.




